Policia maqedonase arreston 9 klandestinë shqiptarë

Nëntë shtetas shqiptarë janë ndaluar nga policia kufitare e Maqedonisë. Emigrantët ilegalë, po tentonin të kalonin ilegalisht në drejtim të Greqisë nga Maqedonia. Ministria e Brendshme maqedonase në një deklaratë të saj, bën të ditur se nga aksioni i policisë, përveç shqiptarëve është arrestuar edhe një shtetas nga Maqedonia. Duket se maqedonasi ishte i përfshirë në rrjetin e trafikut klandestinë. Personat e arrestuar në pikën kufitare Bogorodicë, do të qëndrojnë paraburgim, pasi kanë hyrë ilegalisht brenda kufirit.
...