E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në rrugën Laç-Milot, 60-vjeçarja në gjëndje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e vjetër Laç-Milot.

Një grua rreth 60 vjeç, teksa ka tentuar të kalojë rrugën është goditur nga një mjet tip “benz”.

Si pasojë e përplasjes 60-vjeçarja ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spitalin e traumës në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›