E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne rrugen e Dibres ne Tirane

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e “Dibres” në Tiranë, ku një zetor ka goditur një nënë me fëmijën e saj, që po kalonin rrugën.
SIpas policisë drejtuesi i mjetit zetor Julian Topi është ndaluar ndërsa shtetasja B.Bushati dhe fëmija i saj janë dërguar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se 25 vjeçarja Bushati së bashku me fëmijën e saj, po kalonte rrugën kur zetori me targa AA 123 BO ka hyrë në parakalim dhe ka goditur kalimtarët.
Drejtuesi i zetorit nuk ka arritur të kontrollon mjetin, duke u përplasur më pas me koshat e mbeturinave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›