Aksident ne superstrade, nje i vdekur, 3 te plagosur
Nje aksident automobilistik me pasoja tragjike, ka ndodhur ne superstraden Lezhe-Shkoder pasditen e djeshme. Nje makine tip "Benz" eshte perplasur me fuoristraden tip "Mitsubishi", ne afersi te fshatit Dajc. Per pasoje nje person ka vdekur dhe tre te tjere jane plagosur rende, te cilet ndodhen ne spitali e Lezhes. Burime zyrtare te policise thane se rreth ores 15:30 te dites se djeshme, makina e drejtuar nga Armir Gjikola, po udhetonte ne drejtim te Tiranes makina "Mitsubishi", me targa TR 43 64 N me drejtues Agron Hysa, po udhetonte ne krah te kundert, ne drejtim te Shkodres. Aksidenti ka qene fatal per Agron Hysin 35 vjec, nga Tirana. Ndersa jane plagosur 33-vjecari Edmir Zeri, nga Rinasi, 29-vjecari Arben Saluku dhe 20-vjecari Lulzim Dragoni. Te plagosurit jane jashte rrezikut per jeten, kurse shkaku i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe.
A.B.
A.B.