Jo vetem kafene
Nga Anila Shuka
"Ketu merren te gjitha vendimet e rendesishme? Ketu caktohet fati i demokracise gjermane?" Keto pyetje i ben vetes Luciana Kariqi, tek ecen nen tavanin e qelqte te nderteses se parlamentit gjerman (Bundestag). Ajo eshte njera nga pese te rejat dhe te rinjte shqiptare, tre nga Shqiperia dhe dy nga Kosova, qe kane ardhur kete vit ne Bundestag per te marre pjese ne programin e "Bursave Nderkombetare te Parlamentit" (IPS).
Eshte e enjte, ora nente dhe Luciana ka vendosur te ndjeke seancen plenare, ku kancelarja Angela Merkel, do te jape deklaraten qeveritare, para se te niset per ne samitin e rregullt te Keshillit te BE-se ne Bruksel. 23-vjecarja, e cila sapo ka perfunduar studimet e politologjise ne Xhenova te Italise, shkon me shume deshire ne sallen e rrumbullaket ne Kupolen e Rajhstagut: "Eshte nje gje shume e bukur, ndjehesh si deputete, porse pa te drejte fjale".
Jane 115 te rinj qe marrin pjese kete vit ne IPS. Zakonisht ata jane nga Evropa Lindore, Franca, SHBA-te, ndersa kete vit per here te pare marrin pjese edhe te rinj nga Izraeli. Pjesa kryesore e praktikes eshte puna ne zyren e nje deputeti. C'mund te beje aty nje praktikant?
"Sigurisht edhe kafene", - thote Idi Sulo. "Kafene, fotokopjet, shko prit personat, qe kane takime me deputetin tend, kjo eshte normale". Por ka edhe pune te tjera shume me kerkuese. Idi per shembull eshte marre sot edhe me nje studim per fitoren e Obames: "Tema ishte ndikimi, qe ka patur interneti ne zgjedhjet ne Amerike, konkretisht ne fitoren e Obames".
Kerkuese eshte edhe puna e Aurela Kasmollarit, e cila duhet te perpiloje reagimin e deputetit te saj ndaj nje peticioni. "48 mije qytetare i kerkojne Gjermanise me ane te nje peticioni, qe te terheqe trupat nga Afganistani", shpjegon ajo.
Pervec punes ne zyre ka edhe shume takime dhe seanca interesante, si ajo e sotmja ne Komisionin e Brendshem, ku ishte Naim Zeqiri, praktikant nga Kosova. Ne kete komision seancat zakonisht zhvillohen me dyer te mbyllura: "Mmm... nuk ben me ju tregu", thote ish-studenti i Gjermanistikes nga Prishtina. "Nuk kishim te drejte te mbanim shenime, sepse eshte komision teper i ndjeshem. Debati u perqendrua ne punet e brendshme te Gjermanise ne disa incidente, qe ndodhin ne territorin e Gjermanise".
Eshte hera e trete qe Kosova perfaqesohet ne Programin e Bursisteve te Bundestagut. Krahas Naim Zeqirit nga Kosova pjesemarrese eshte edhe Vjosa Bilalli: "Une jam e caktuar per SPD-ne, sot shkrova disa ftesa per nje takim te deputetes, por bera dhe disa hulumtime te tjera", tregon 23 vjecarja, qe ne Berlin ka ardhur nga Jena, ku studion historine e shekullit te 20-te.
Mbas punes praktikantet kane edhe nje takim me zevendeskryetaren e Bundestagut. Aurela shikon dy faqe te shtypura, ku anash ka disa shenime dore. Eshte pergjigja e deputetit ndaj qytetareve, te cilen ajo e ka hartuar vete: "Kjo eshte fotokopja dhe jane korrigjimet e referentit. Kam lexuar te gjitha dokumentet qe kane ardhur, qe jane perpunuar ne Bundestag, ne emer te deputetit kam bere permbledhjen e peticionit dhe ne fund fare eshte marre vendimi, qe trupat do te mbetet ne Afganistan, derisa te vendoset paqja dhe stabilizimi ne Afganistan". Kjo ishte dita e katert e qendrimit te praktikanteve ne Bundestag thote Aurela, qe tani ka filluar te jape kontributin e saj per fatin e demokracise gjermane.