E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memia, ndan 50 certifikata pronesie

Agjencia e Legalizimit ka ndare ne qytetet e Korces dhe Pogradecit 50 lejet e para te legalizimit te pronave. Kane marre pjese drejtori i ALUIZNIT, Shaban Memia, ministri i Financave Bode dhe deputeti i Korces, Edmond Spaho. Kreu i kesaj agjencie, Shaban Memia, e ka vleresuar procesin e legalizimeve si nje reforme qe shkeputi vendin nga informaliteti i ndertimeve dhe pasurise. "Ky eshte nje nder proceset me te medha dhe me te plota gjate ketyre 18 viteve te fundit", u shpreh Memia. Ne Qarkun e Korces jane mbi 9 mije pasuri, qe zene nje siperfaqe prej 800 mije meter katrore ndertime, dhe me vlere rreth 400 milione dollare. Nga ana tjeter, ministri i Financave, Ridvan Bode, iu ka bere thirrje qytetareve qe kane aplikuar per legalizimet, te shpejtojne per te bere pagesat e nevojshme. Ne rajonin e Pogradecit u dhane 20 certifikatat e para.

D.Z.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›