Kalaj, fshati qe po mbulohet nga dheu
Fatos Salliu
Gramsh- Edhe nje nate e gjate, e frikshme dhe pa gjume per banoret e fshatit Kalaj ne komunen Kuker, ne nenprefekturen e Gramshit. Rreshkitja e nje mase gjigante dheu, rrezikon te fundose cdo gje qe ekziston mbi token e ketij fshati, qe ndodhet mbi 3 ore larg qytetit dhe rruga mund te pershkohet vetem me fuoristrade. Gjendja sa vjen e rendohet cdo dite. Zhvendosja e masave te dheut po i afrohet gjithnje e me shume banesave. Ne rrezik jane 65 shtepi, shkolla dhe qendra shendetesore. Nderkohe rreshkitja ka demtuar mbi 50 ha toke, 1.5 km rruge, ka demtuar nje stalle bagetish, nje dyqan dhe disa ndertesa te braktisura. Banoret jane te alarmuar dhe shprehen se bejne roje gjate nates, per te kontrolluar levizjen e rreshkitjes. Sipas tyre, masa e dheut zhvendoset mesatarisht 10 metra ne dite. Ata tregojne se toka ka nisur te shkeputet nga pjesa tjeter, diku ne maje te nje pllaje ne vendin qe quhet Guri i Branes.
Mjaft te frikesuar me ate qe po ndodh me token e fshatit te tyre, ata kerkojne ndihme nga shteti. Kasem Kala, eshte nje nga banoret dhe shprehet se i gjithe fshati jeton me ankthin e shembjes. "Ne burrat bejme roje gjate nates dhe ndjekim me vemendje se si rreshket toka. Nuk mund te fleme gjume, pasi dheu mund te na zere te gjitheve poshte. Po i harrojme shtepite , token dhe bagetite. Por kemi femije, te moshuar dhe gra", thote banori. Sipas tij, kjo eshte nje fatkeqesi natyrore dhe te vetem nuk mund ta perballojne shembjen pa ndihmen e shtetit. "Rreshkitja rrezikon shtepite, shkollen, qendren shendetesore. Kemi mbetur pa uje te pijshem dhe po bejme nje jete te veshtire", vijon Kasemi. Kryetari i fshatit, Sadik Kala, shprehet se mjaft shtepi jane care dhe plasaritur. Sipas tij, rreshkitja rrezikon 200 banesa. "Rreshkitja rrezikon jo 60-70, por 200 banesa. Eshte nje gje qe duket. Le te vijne dhe te shohin. Banoret kane frike dhe kane te drejte. Ne kemi njoftuar gjithe instancat. Tani presim ndihme", thote ai.
Deputeti Elmaz Sherifi: "Situata eshte emergjente"
Ne vendngjarje ka qene edhe deputeti i zones, Elmaz Sherifi. Ai u shpreh se gjendja eshte katastrofike dhe se jeta e banoreve eshte e pasigurt. "Situata eshte shume e veshtire. Ne i kemi kerkuar Ministrise se Brendshme, qe te nise urgjent ekspertet e saj. Ministria e ka marre ne konsiderate gjendjen dhe nisi ekspertet", u shpreh ai. Sipas te dhenave te para, rreshkitja ne kete vend eshte shkaktuar nga ujerat nentokesore. Megjithate specialistet jane duke kryer studimet gjeologjike ne zone dhe se shpejti do te dalin ne perfundime.