Prefekti shkarkon kryebashkiakun
Roskovec- Prefekti i Fierit therret ne mbledhje urgjente Keshillin Bashkiak te Roskovecit per shkarkimin e kryebashkiakut Ylli Kola, perfaqesues i Partise Demokracia Sociale. Shahin Bejdaj ka kerkuar te merret masa ndaj kreut te institucionit qe eshte larguar prej 9 muajsh ne SHBA prane familjes, ndersa ka braktisur detyren. Ne argumentin e tij, prefekti deklaroi se njesia vendore duhet te kaloje ne zgjedhje te detyrueshme lokale, pasi situata eshte e patolerueshme. Pasditen e djeshme, mes debateve te shumta eshte zhvilluar edhe votimi, ku 13 keshilltare te pranishem rrezuan kerkesen e Bejdaj per shkarkimin e Koles, me rezultatin 9 vota kunder dhe 4 pro. Kryebashkiaku eshte justifikuar me faktin se ka kryer nje nderhyrje kirurgjikale ne zemer dhe nuk mund te kthehet ne institucion. Por Bejdaj, kembenguli se vendimi do te rrezohet ne zyren juridike dhe do i propozohet Keshillit te Ministrave dhe kryeministrit shkarkimi i kryebashkiakut dhe kalimi ne zgjedhje, sipas ligjeve ne fuqi.
Prefekti ka shfrytezuar mungesen 9-mujore te kryebashkiakut per te thirrur diten e djeshme nje mbledhje te jashtezakonshme te Keshillit Bashkiak. "Ne baze te ligjit numer 43/1 te pushtetit lokal, ne rastin kur kerkohet shkarkimi i kryebashkiakut, keshilli thirret ne mbledhje te jashtezakonshme. Ne kete rast shumicen e Keshillit Bashkiak Roskovec e ka PDS-ja, partia qe perfaqeson kryetari Ylli Kola, keshtu qe eshte kompetenca ime si prefekt qe te kryej mbledhje te jashtezakonshme e te kerkoj shkarkimin", u shpreh Bejdaj dje per "KJ". Sipas burimeve zyrtare te prefektures Fier, mesohet se Keshilli ka diskutuar kerkesen qe e ka hedhur ne votim pasditen e djeshme. Dy prej keshilltareve kane munguar, nga 15 qe jane gjithsej. Nga kjo mbledhje pritej te merrej vendimi, nese do i kerkohej kryeministrit, shkarkimi i Ylli Koles dhe kalimi ne zgjedhje te parakohshme vendore per kryetar bashkie.
Ylli Kola ka rreth tre vjet qe eshte fitues i llotarise amerikane dhe ndodhet familjarisht ne SHBA. Prej nente muajsh ka shkuar prane familjes dhe nuk eshte kthyer ne detyre. Burime zyrtare te bashkise Roskovec, si dhe nga prefektura bene me dije se Ylli Kola kete mungese e ka justifikuar, pasi ka kryer nje nderhyrje kirurgjikale ne zemer. Ai eshte perfaqesues i PDS-se se drejtuar nga Paskal Milo dhe doli fitues ne zgjedhjet e 17 shkurtit 2007, ndersa e ka mandatin e dyte qeverises ne kete bashki.
Mazhorancen ne Keshillin Bashkiak te Roskovecit, e ka partia qe Kola perfaqeson. Mbledhja e djeshme eshte shoqeruar me debate te ashpra dhe keshilltaret ne shumice, kane mbeshtetur kryetarin e tyre, duke mos pranuar kerkesen e prefektures. Ata argumentuan se kryebashkiaku ka shkuar ne Amerike per probleme shendetesore dhe jo per t'iu shmangur detyrimeve.
Bejdaj: Ceshtja ne zyren juridike dhe ne Kryeministri
Ne perfundim te procesit te numerimit te votave, ku 9 prej keshilltareve votuan kunder kerkeses per shkarkim te kryebashkiakut, prefekti Shahin Bejdaj ka pohuar se vetem 4 prej tyre kane qene pro. "Por vendimi i mbledhjes se jashtezakonshme te keshillit Roskovec do te kaloje ne zyren juridike te prefektures se qarkut Fier. Kjo kerkese do te rrezohet, ndaj do te nderhyje Kryeministria dhe Prefektura", ka pohuar Bejdaj per gazeten.
Xhemil Beharaj