E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne ujerat nderkombetare 3 te vdekur dhe 5 te zhdukur

Një anije pasagjerësh është nisur mbrëmjen e djeshme nga Porti i Durrësit drejt Italisë me afro 196 pasagjerë në bord. Por një përpalsje e fortë ka tronditur pasagjerët dhe grupin e ekujpazhit. Rreth orës 1.00 të ditës së sotme trageti me pasagjerë nisur nga Durrësi është përpalsur me një anije tregtare, duke shkaktuar mbytjen e kësaj të fundit.

Mësohet se trageti i linjës Durrës - Bari është përplasur me anijen tregtare turke “Reina1” e cila kishte një ekuipazh prej 10 personash është mbytur menjëherë pas përplasjes. Sipas informacioneve më të fundit 2 marinarë të anijes turke kanë arritur të shpëtonin ndërsa është gjetur trupi i pajetë i një marinari tjetër.

Dy marinatët e mbijetuar Ahmet Seiçid 51 vjeç dhe Ahmed Bau 38 vjeç si dhe kufoma e një marinari tjetër tashmë janë në port,  ndërsa mësohet se janë identifikuar nga Guardi di Finanzia edhe dy kufoma të tjera por si pasojë e dallgëve të mëdha ata nuk janë nxjerrë ende nga deti. Ndërkohë vijojnë ende operacionet e kërkim-shpëtimit, për 5 pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit.

Mësohet se trageti me 196 pasagjerë në bord nuk është dëmtuar dhe ka qëndruar në vendngjarje për të dhënë ndihmën paraprake.
Ndërkohë ushtria, policia dhe spitali i Durrësit janë vënë në gatishmëri dhe është ngritur shtabi i emergjencës i cili drejtohet nga prefekti Genc Alizoti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›