E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore mbahet konkursi i letersise 2010-2011

Në qytetin e Vlorës mbahet konkursi i letërsisë 2010-2011, ku pjesëmarrës do të jenë të gjithë shkrimtaret e këtij qyteti të cilët kanë nxjerre krijimet e tyre në proze dhe poezi, por që nuk kanë marre pjesë në konkurse të mëparshme. Në një intervistë për abc neës drejtori i bibliotekës së qytetit Çlirim Hoxha, na ka dhënë detaje rreth këtij konkursi dhe procedurave që do të ndiqen për marrjen e 4 çmimeve.

Biblioteka publike e Vlorës, “Shefqet Musarai” ne bashkëpunim me shoqatat e shkrimtareve të qytetit , organizon konkursin e letërsisë për vitin 2010-2011. Drejtori i bibliotekës, Çlirim Hoxha ka deklaruar se pjesëmarrës në këtë konkurs do të jenë të gjithë shkrimtaret e qytetit që kane botuar librat e tyre ne këtë periudhe kohore, si dhe ata që presin të nxjerrin krijimet e tyre ne treg.

Cmimet që do të jepen
1. Në prozë për Çmimin “Petro Marko”
2. Në poezi për Çmimin “Fatos Arapi
3. Për Çmimin “Ferhat Çakërri” për të rinj dhe fëmijë.
4. Për Çmimin “Jusuf Vrioni”, për përkthimin më të mirë nga letërsia e huaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›