Kriza e Eurozones agjencite zhvleresojne Spanjen dhe Italine
Duket se për vendet europiane të cilat janë prekur nga kriza ekonomike e Eurozonës, nuk ka më lajme të mira.
Një javë pasi Italia pësoi një goditje serioze kur norma shtetërore e kreditimit u zhvlerësua, “Standart & Poor” ka goditur edhe 24 banka italiane.
Në raportin e publikuar prej saj thuhet se “tensionet e reja të tregjeve në Eurozonë, sidomos në Itali dhe perspektiva e keqe e rritjes ekonomike, kanë sjellë një përkeqësim të ri të mjedisit funksional të bankave italiane”.
Në raport, parashikohej edhe që bankat italiane të jenë të detyruara të paguajnë interesa më të larta për borxhet që do të marrin në të ardhmen.
Një muaj më parë, “S & P” pati zhvlerësuar 7 banka te tjera italiane ”S & P” shkruante në raport gjithashtu se situata aktuale e “nuk është kalimtare” dhe se “pasojat e saj pritet të zgjasin”.
“Shteti italian duhet të reduktojë urgjentisht borxhin e tij dhe të punojë në strategji që do të favorizojnë rritjen”, zhvlerësimi i normës shtetërore te kreditimit duket se nuk ka ardhur vetëm për Italinë këtë herë.
Agjencia e vlerësimit të kreditimit, “Moody’s” zhvlerësoi aftësinë e Spanjës për shlyerjen e borxhit me 2 nivele.
Duke e argumentuar se masat e ndërmarra nga vendet e eurozonës, të cilat sipas saj janë të pamjaftueshme nuk ngjallin besueshmëri në tregje.
Në orët e para të ditës së martë, “Moody’s” paralajmëroi se po shqyrton mundësinë e zhvlerësimit të Francës.