E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident, një 55 vjeçare përplaset për vdekje

Një 55 vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur në superstradën Shkodër-Lezhë. Viktima është Fatbardha Mustafa, e cila është përplasur gjatë rrugës për në banesën e saj nga një automjet tip Benz kamionçinë 

SHKODËR- Aksident i rëndë me pasojë vdekjen në superstradën Shkodër-Lezhë në vendin e quajtur Kryebushat. 55 vjeçarja Fatbardha Mustafa nga fshati Kosmac, komuna Bushat është përplasur gjatë rrugës për në banesën e saj nga një automjet tip Benz kamionçinë që drejtohej nga shtetasi Edmir Bilali 30 vjeç nga Shkodra. Gruaja është dërguar në spitalin e qytetit nga kalimtarë të rastit, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital si shkak i hemoragjisë. Policia sqaron se viktimës i është gjetur dhe një pistoletë të cilën ajo e mbante pa leje. Sipas burimeve gruaja zotëronte armën e zjarrit për vetëmrbojtje si pasojë e një konfikti me një bashkëfshatarin e saj. 55 vjeçarja është Viktima e parë për këtë vit në Qarkun e Shkodrës. Për këtë aksident policia ka bërë dhe ndalim e drejtuesit Edmir Bilalit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›