Athine, gjykata liron me kusht dy shqiptare

Te peste u mbajten per 3 dite ne drejtorine e policise se kryeqytetit grek, ku u moren ne pyetje nga agjente te anti-terrorit si te dyshuar per nje sere veprash penale.
Dy nga te ndaluarit jane shtetas shqiptare, banore te Himares. Fillimisht, te ndaluarit u hetuan per lidhje te mundshme me agresoret qe plagosen me kallashnikov nje polic 22 vjecar.
Por ne fund, policia vendosi t’i dergonte ne gjykate vetem me akuzen e veprave penale e jo per shkelje te neneve te ligjit anti-terror.
Ne seancen e zhvilluar me dyer te mbyllura, gjykatesi i ceshtjes vendosi te liroje me kusht Ari Bollanon, i ndaluar edhe nje here me pare per te njejten veper penale, te atin e tij si dhe tre qytetaret greke te arrestuar mengjesin e se henes ne sheshin “Eksarqia”.
Te pesteve iu ndalohet largimi nga Greqia dhe duhet te paraqiten ne polici dy here ne muaj.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code