E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet e pajete 58 vjeçaria. Policia: Vdekja aksidentale

Niset për të shkuar tek të afërmit dhe gjendet e vdekur 58 vjeçarja Dituri Rica. Sipas policisë trupi i pajetë është gjendur në lumin e Tiranës dhe thuhet se vdekja ishte aksidentale, pasi viktima vuante nga humbja e kujtesës. 

TIRANE- Gjendet e pajetë 58 vjeçarja Dituri Rica, gruaja e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 4 janar. Viktima është gjetur në zonën e Babrrusë dhe sipas verifikimeve të para të policisë dyshohet se gruaja ka humbur jetën si pasoje e një rrëzimi aksidental në lumin e Tiranës. Humbja e saj ishte denoncuar nga të afërmit, që prej pasdites së të dielës, ditë kur 58 vjeçarja kishte dalë nga shtëpia për të vizituar një të afërmin e saj pranë Stadiumit të Dinamos në Tiranë, familjarët nuk dinin asgjë për fatin e saj. Ata kanë bërë denoncimin përkatës në polici, ndërsa së fundmi iu drejtuan dhe medias për ndihmë. Po nga të afërmit u mësua se Dituri Rica, nënë e 2 fëmijëve vuante nga sëmundja e humbjes së kujtesës. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›