Kosova, pa ambasador shqiptar

Fill pas pavaresise se Kosoves, me 18 shkurt 2008, kryeministri Berisha nxitoi te deklaroje emrin e ambasadorit te Shqiperise ne Kosove.
“Me presidentin e Republikes eshte rene dakord qe ambasadori yne ne Prishtine do te jete nje nga personalitetet me te shquara te MPJ dhe ky eshte Islam Lauta”, deklaroi Berisha.
Por qe nga kjo dite dhe deri tani, Tirana ende nuk ka nje ambasador ne Kosove. Pavaresisht emrit te deklaruar nga shefi i qeverise ne seline e presidentit te Republikes, i cili te enjten eshte ne Kosove per nje vizite zyrtare, per herte te dyte si president dhe per here te pare pas pavaresise se Kosoves, ende nuk ka mberritur asnje emer per dekretim si ambasador ne Kosove.
Opozita e nisi vitin e ri duke shprehur pikerisht kete shqetesim permes sekretares se marredhenieve nderkombetare, Arta Dade.
“Mesa duket konfliktualiteti i institucioneve me te larta te shtetit nuk mund te kaloje pa prekur diplomacine. Ne nuk kemi perfaqesi jo vetem ne Kosove, por edhe ne Serbi, Nju Jork e Moske, ku diplomacia e Tiranes duhet te ishte mjaft aktive per njohjen e pavaresise se Kosoves”, deklaroi Dade.
Mosreagimi i qeverise dhe kryesisht ministrit te Jashtem Basha, ne lidhje me emerimin e ambasadorit shqiptar ne Kosove, per nje nga perfaqesuesit e maxhorances, kryetar i komisionit te jashtem te Kuvendit Prec Zogaj, duhet te marre fund.
“Ne kemi atje nje zyre, nje mision qe punon prej vitesh. Tani kjo nuk mund te shtyhet me. Si kryetar i komisionit te jashtem kam nje detyre dhe kam gjetur mirekuptimin se kjo nuk mund te vonohet nga Ministria e Jashtme”, shprehet Zogaj.
Nje shtet i ri dhe me ethet e njohjes se tij, ne arenen nderkombetare, Kosova nxitoi me shpejt se Tirana zyrtare te sjelle ambasador ne Tirane, duke tentuar te vendose ne nje godine tek zona e ish-bllokut perfaqesine e saj diplomatike, por dhe ketu qeveria u tregua disi e pakujdesshme duke e vendosr ate jo vetem perballe nje konflitki ligjor me pronaret e godines, por perkrah nje koincidence disi te tepruar, ngjitur me ambasaden e Serbise ne Tirane.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code