E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, reshjet e borës lejnë të izoluar disa fshatra

Pas reshjeve të shumta të dëborës situata në rrethin e Tropojës mbetet sërish problematik. Edhe pse në disa prej rrugëve të këtij rrethi është bërë e mundur zhbllokimi, sërish disa nga fshatrat mbeten të izoluara me qendrat e komunave. 

TROPOJË- Situata në rrethin e Tropojës pas reshjeve të mëdha të dëborës vazhdon të mbetet një problem për disa nga këto zona veriore. Nga ndërhyrjet e bëra për normalizimin e situatës është bërë e mundur hapja e disa rrugëve nacionale si dhe atyre që lidhin fshatrat me qendrat e komunave, por vazhdojnë të mbeten të izoluara fshatrat Gegaj, Papaj, Padesh, Lugu i Zi dhe një pjesë e madhe e fshatrave në komunën Lekbibaj. Në këtë komune janë dërguar dhe ndihma në ushqime përmes helikopterit për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave përreth. Rruga Bajram-Curri dhe Qafë-Mali është e hapur, por lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, ku rrezik i vazhdueshëm mbetet dhe rënia e orteqeve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›