E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Tepelenë, vdes 47 vjeçari

Gjirokastër, 9 gusht, NOA Një 47 vjeçar nga Tirana, ka gjetur vdekjen dje pas përplasjes fatale me një Benz, ndërsa po tentonte të kalonte në segmentin rrugor Gjirokastër Tepelenë, për tu ngjitur në autobusin e linjës Tiranë-Athinë.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës thanë për agjencinë NOA se njoftimin për aksidentin me pasojë vdekjen e një këmbësori e morën përmes një telefonate të mbërritur dje rreth orës 09.00, të mëngjesit përmes një telefonate të mbërritur në sallën operative.

Burimet nga policia konfirmuan se aksidenti kishte ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër -Tepelenë, poshtë fshatit Shtëpëz të rrethit Gjirokastër.

Një automjet tip Benz me targë TP 28 02 B, me drejtues 29 vjeçarin Dino Dine, nga fshati Hormovë i rrethit Tepelenë, që lëvizte nga Tepelena drejt Gjirokastrës përplasi për vdekje 47 vjeçarin Përparim Hodo, i lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë, i cili po tentonte të kalonte rrugën nga krahu i poshtëm në të sipërm, por që smundi dot pasi u përplas në mënyrë fatale me automjetin në fjalë.

Si pasojë e kësaj përplasjeje shtetasi Përparim Hodo ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 47 vjeçari Përparim Hodo , ishte pasagjer në një autobus të linjës Tiranë-Athinë dhe po udhëtonte nga Tirana për në Athinë.

Në bazë të informacioneve nga udhëtarët e pranishëm në këtë ngjarje, autobusi kishte ndaluar pranë një lokali për të kryer veprimet e mëngjesit.

Shtetasi Përparim Hodo kishte lëvizur me këmbë nga njëri krah i rrugës në tjetrin për nevoja personale dhe kur po kthehej për tu ngjitur në autobus, kishte kaluar rrugën nga krahu i poshtëm në krahun e sipërm, ku dhe është përplasur fatalisht me automjetin benz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga Grupi hetimor në vendngjarje si dhe bazuar në dëshmitë e marra në vendngjarje nga dëshmitarët okularë, ka rezultuar se shkaku i përplasjes me pasojë vdekjen e shtetasit Përparim Hodo pakujdesia e viktimës për të kontrolluar rrugën, duke i prerë rrugën drejtuesit të automjetit, që i ka shkaktuar më pas vdekjen e menjëhershme pas përplasjes.

Sipas policisë drejtuesi i automjetit nuk ka lëvizur nga vendngjarja dhe është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut për veprime të mëtejshme, ku është arrestuar për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Grupi hetimor po vazhdon veprimet në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Gjirokastrës për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/28395-aksident-rrugor-ne-aksin-gjirokaster-tepelene-vdes-47-vjecari-","title":"Aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Tepelenë, vdes 47 vjeçari ","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›