Në Ferizaj vidhet edhe biblioteka!

Ferizaj, 9 gusht - Vjedhjeve në rritje, nuk i ka shpëtuar as biblioteka “Sadik Tafashiku”, e dyta për nga madhësia në Ferizaj. Por vjedhësit, nuk kanë qenë të interesuar për të vjedhë libra. Atyre u interesoi vetëm arka, ku ruheshin pak para, nofton policia lokale.
Punonjësit e bibliotekës “Sadik Tafashiku”, me të ardhur në punë të hënën, vunë re se dikush kishte dhunuar lokalet, duke u futur për dritare. Pas ekzaminimit të vendit, policia tha se dëmet nuk janë të mëdha.
”Sipas hetimeve preliminare dhe deklaratave të përgjegjësve, është e thyer një dritare prej nga dyshohet se të dyshuarit kanë hyrë brenda. është e thyer me dhunë dera e përgjegjësit të bibliotekës, ku nga arka, sipas deklaratave të tyre mungojnë 30 euro. Deri tani nuk kemi konfirmim se mungon diçka tjetër, përveç atyre 30 eurove”, thotë toger Agim Gashi.
Policia tha se ka filluar hetimet për këtë rast dhe se ato do të vazhdojnë derisa të gjenden personat që dhunuan bibliotekën.