Gjirokastër, kapet një makinë e vjedhur jashtë, në pranga drejtuesi, në kërkim trafikanti nga Tirana

Operacioni i Koduar Makina Luksoze, arrestohet një shtetas nga Lazarati, sekuestrohet një automjet i vjedhur, prodhim i viteve të fundit.
Gjirokastër, 9 gusht, NOA - Në vijim të operacionit të Koduar Makina Luksoze, të nisur javë më parë ku u sekuestruan 4 automjete luksoze dhe u arestuan 3 shtetas, ndërsa një tjetër ndiqet në gjendje të lirë, operacioni ka vijuar duke zbuluar dhe arrestuar një person nga Lazarati që dispononte një automjet të vjedhur të prodhuar vitet e fundit.
Burime nga drejtoria e Policisë së Gjirokastrës thanë për agjencinë NOA se pas marrjes së informacioneve në rrugë operative oficerët e policisë kanë organizuar shërbimet dhe rreth orës 14.00, në vendin e quajtur Kordhocë, kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit tip Volkswagen Touareg me targa GJ 19 34 B, si dhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Nga kontrolli i dokumentacionit si dhe nga verifikimet e bëra në sistemin ASF2 Interpol, ka rezultuar se ky automjet ishte i vjedhur jashtë shtetit dhe i trafikuar në vendin tonë.
Policia arrestoi drejtuesin e saj, një 54 vjeçar, nga fshati Lazarat, të cilit i jepen vetëm inicialet L. B..
Sipas të arrestuarit të pyetur nga policia, mësohet se ai e kishte blerë këtë automjet nga një shtetas nga Tirana.
Policia ka sekuestruar automjetin bashkë me dokumentacionin që dispononte.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, po punohet tashmë për kapjen e shtetasit nga Tirana, i cili i ka shitur këtë mjet shtetasit të lartpërmendur.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorrike.
mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/28396-gjirokaster-kapet-nje-makine-e-vjedhur-jashte-ne-pranga-drejtuesi-ne-kerkim-trafikanti-nga-tirana","title":"Gjirokastër, kapet një makinë e vjedhur jashtë, në pranga drejtuesi, në kërkim trafikanti nga Tirana","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")