E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident rrugor, vdesin 4 persona

Policia e Tiranës ka identifikuar të katër viktimat e aksidentit të rëndë rrugor që ndodhi sot në mëngjes në rrugën Fushë Krujë-Vorë. Ata janë Ilir Haxhi, 26 vjeç, Orient Muça, 25 vjeç, Redi Pina, 19 vjeç dhe Lorenc Pirra, 28 vjeç.Katër të rinjtë që janë nga qyteti i Durrësit, ndodheshin më makinën me targa italiane AV 066 YK. Ata kanë humbur kontrollin e mjetit dhe janë përplasur me një tabelë reklamash dhe pastaj kanë përfunduar në kanal. Policia tha se tre nga viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa Orient Muça ka vdekur rrugës për në spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›