Masaker ne Gaza, 140 te vdekur

Ngjarja ka marre permasat e nje masakre, pasi burimet mjekesore flasin per 140 te vdekur dhe 200 te plagosur.
Mes viktimave eshte edhe shefi i policise, Tawfiq Jabber.
Televizioni satelitor Al Jazeera ka treguar imazhet e dhjetera ushtareve palestineze te rrezuar ne toke, ndersa raporton per vdekjen e shume martireve e po ashtu plagosje te shumta ne radhet e tyre.
Po Al Jazeera nuk ka mundur te jape nje shifer te sakte, per shkak te veshtiresise se nderhyrjes ne zonen e goditur.
Ne imazhet e transmetuara duken burra te veshur ne te zeza, ndersa sheshet kryesore jane te mbushura me ambulanca ne perpjekje per te shpetuar te plagosurit.
Nje prej korrespondenteve, duke komentuar ngjarjen, flet per nje situate te tmerrshme te shkaktuar nga raketat te hedhura ne te njejten kohe ne zona te ndryshme.
Nderkohe ne jug te Izraelit eshte shpallur gjendja e alarmit, pasi priten kundersulme nga ana e grupeve te armatosura palestineze.
Njerezit jane njoftuar qe te mos levizin nga shtepite e tyre.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code