Peqin, aktivitet festiv në burgun e sigurisë së lartë
PEQIN- Sport muzikë dhe koktej për të burgosurit në burgun e Peqinit, me rastin e festave të fundvitit. Aktiviteti është organizuar nga Bashkia e qytetetit në bashkëpunim me Drejtorinë e burgut, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë së Peqinit Ilir Rrushi, dhe Drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë Shkëlqim Kalemi.
Aktiviteti përfshinte edhe dy ndeshje futbolli, njëra mes të dënuarve dhe administratës së bashkisë së Peqinit, dhe tjetra midis administratës së burgut të Peqinit si dhe drejtuesve të ekipit të Shkumbinit. Në të dyja ndeshjet rezultati ka qenë 4 – 2 për të dënuarit dhe administratën e burgut të Peqinit.
Mbas përfundimit të ndeshjeve është zhvilluar edhe një koncert festiv ku kanë marrë pjesë këngëtarë nga qyteti i Peqinit, dhe interpretime nga vetë të dënuarit.
Në raste festash burgu i sigurisë së lartë në PEQIN zhvillon aktivitete të ndryshme me qëllim integrimin e të burgosurve në jetën e përditshme.
( e.n/ News24/ Balkanweb )