E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Fier-Vlorë, vdes një 18-vjeçar dhe dy fëmijë

Në orët e vona të ditës së djeshme për shkak të një aksidenti rrugor tragjik një 18-vjeçar dhe dy fëmijë kanë humbur jetën. Aksidenti ndodhi në Fier. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku informojnë se ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur Rrepe.

Policia bënë të ditur se automjeti tip Fuoristradë me targa AA 801 CI, që drejtohej nga 26-vjeçari Argent Habilaj është përplasur me një motor, që drejtohej nga 18-vjeçari Gëzim Shkrela. Për pasojë, 18-vjeçari. Pas përplasjes me motorin, Habilaj ka humbur kontrollin e mjetit, duke përplasur në rrugë dy fëmijë, përkatësisht 8 dhe 12 vjeç.

Sipas policisë, dy fëmijët kanë mbetur të vdekur në vend, ndaj trupat e tyre janë dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Fierit. Ndërsa 18-vjeçari Shkrela është shtruar në këtë spital dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Me gjithë ndihmën e marrë, Shkrela nuk mundi të mbijetojë.

Autori i aksidentit është larguar nga vendngjarja, por është arrestuar nga forcat blu pas 30 minutash. Dyshohet se shkaku i aksidentit ishte shpejtësia me të cilën po udhëtonte fuoristrada e drejtuar nga Argent Habilaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›