Kadilli Topalli Presidente e Republikes
Jozefina Topalli, vlerësohet si “e denjë” për në postin e presidentes së ardhme të Republikës, nga deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli. Gjatë një bisede në studion e ABC News, Kadilli vlerësoi figurën e kryeparlamentares Topalli, si një figurë me karrierë të pasur politike.
Njëkohësisht, në gjykimin e Kadillit në përzgjedhjen e kandidaturës për Presidentin e ri është e rëndësishme që ajo të jetë një figurë politike. “Për zgjedhjen e Presidentit të ri duhet bashkëpunim mes partive. Pavarësisht se opozita synon bllokimin në një proces të tillë ai s’mund të realizohet, pasi janë ndryshimet e bëra në vitin 2008 në Kushtetutë, të cilat saktësojnë qartë zhvillimin e këtyre zgejdhjeve”, u shpreh Kadilli.
Deputeti i Partisë Demokratike u ndal edhe në zhvillimet e pritshme politike. Sipas tij, Partia Socialiste nuk ka vullnet për miratimin e ligjeve me 3/5.
Ndërkohë një tjetër çështje e prekur nga deputeti Kadilli ishte dhe 20 vjetori i themelimit të FRESSH, forum te cilin ai e cilesoi te deformuar nga Rama, duke konsideruar faktin se në atkivitet munguan themeluesit e saj.