SHBA- Gara për president, rivalët kritikojnë Romnin

Mit Romney
Në SHBA është nxehur gara për Presidentin e ardhshëm, kandidati Mit Romnit është kritikuar nga rivalët e tij të Partisë Republikane për shakë të profesionit si biznesmen. Pesë kandidatët e mbetur, përfshirë Romnin, kanë mbajtur një debat mbrëmë, në shtetin e Karolinës së Jugut.
Romni me fitoret në Ajoua dhe Nju Hempshir, mund t`i afrohet më shumë kandidatit të Partisë, nëse fiton garën e së shtunës së ardhshme në Karolinën e Jugut.
Debati i mbrëmshëm ndodhi vetëm disa orë pasi ambasadori amerikan në Kinë, Xhon Huntsman, u tërhoq nga gara, për të mbështetur Romnin. Kandidatët e tjerë të mbetur në garë janë Nut Gingriç, Rik Santorum, Ron Paul dhe Rik Perri.