Berisha PD kerkon shkarkimin e Kreshnik Spahiut
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kjo u bë me dije nga kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar demokat për sesionin e ri të punimeve të Kuvendit. Zoti Berisha shkoi dhe më tej kur e quajti Kreshnik Spahiun në shërbim të presidentit Bamir Topi, të cilët kanë përdorur institucionet e tyre për interesa partiake, lëvizje mbi të cilat, sipas kryeministrit Berisha, Edi Rama ka ndërtuar fitoren, që nuk do ta ketëe. Për Presidentin Topi nuk do të ketë një komision për shkarkim
Kryeministri bëri me dije politikës dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë se Presidenti I ri I vendit do të zgjidhet sipas Kushtetutës
Ndërkohë pak ditë para se Partia Socialisite të mbajë demonstratën-homazh për 21 janarin, kryeministri Berisha ka deklaruar se kjo përpjekje e Edi Ramës dhe krerëve të institucioneve për të rrëzuar me dhunë qeverinë, nuk mund të eklispojë 21 janarin e 1920-ës, Kongresi i Lushnjes që rithemeloi pavarësinë e shtetit shqiptar
Ashtu si dhe një vit me parë kryeministri i kujtoi Edi Ramës, se pushteti nuk mund të merret me dhunë dhe se 21 janari do të hetohet plotësisht, ndonëse prokuroia nuk ka hetuar ende organizatorët e protestës së dhunshme
Më herët gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha parashtroi të gjithë projektet e vitit që vjen, ndërsa gjithçka do të dominohet nga 100 vjetori i Pavaresisë, ku kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi dhe një herë rëndesinë që historia e vendit të shkruhet drejt dhe pa emocione