Aksident tragjik në Fier, vdes në ditën e dasmës 24 vjecari
FIER- Vdes tragjikisht në ditën e dasmës një 24 vjecar, si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur pasditen e sotme. Ngjarja tragjike ka ndodhur në aksin Fier-Patos kur 24 vjecari, Axhem Resuli, kthehej nga xhirimi i kripit të dasmës në Apolloni.
Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ardhur si rezultat i një parakalimi të gabuar të makinës me të cilën udhëtonte 24 vjecari cka ka sjellë përplasjen me një kamion që vinte në drejtimin tjetër.
Mësohet se viktima udhëtonte vëtëm në njërin automjet dhe nusja e tij me një automjet tjetër. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të nisur hetimet, ndërsa i riu nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
(e.n/BalkanWeb)