Polican, protestë PS mbështet Zotkaj
POLICAN- Deputetët socialistë kanë organizuar një protestë në mbështetje të kreut të Bashkisë së Policanit Adriatik Zotkaj.
Protesta është zhvilluar paraditen e sotme në qendër të qytetit, ndërsa të pranishëm ishin dhjetra banorë të zonës.
Deputetët e majtë e konsideruan ngjarjen provokative nga ana e anëtaritë të LSI-së, ndërsa tentativën për ndalimin e kreut të bashkisë e konsideruan të qëllimshme nga ana e policisë.
Vetë kreu i bashkisë duke folur për ngjarjen e një dite më parë kur një person e akuzoi atë për dhunë fizike tha se qëllimi i protestës është për të dënuar dhunën, provokimet dhe varfërinë për të cilat sipas tij është përgjegjëse qeveria.
Mandej të pranishmit ftuan banorët e Policanit ti bashkohen protestës së madhe më 30 prill në Tiranë, kundër qeverisë dhe kushteve ekonomike, sociale e politike aktuale.
(m.a/News24/BalkanWeb)