E Diel, 1 Nëntor 2026

Anselmi: Gazetarët, qentë ruajtës të demokracisë

TIRANE- Gjatë fjalës së tij në pjesën e dytë të Forumit të Medias, drejtori i ANSA-s, Giulio Anselmi vuri theksin në cilësinë e mediave duke nënvizuar se nuk ekzistojnë receta për të bërë mrekullira e për ti servirur publikut informacion të saktë.

“Shpesh cilësia ngatërrohet me përhapjen e linjës së një gazete apo asaj se cfarë një gazetë kërkon të tregojë. Cilësi do të thotë ti përgjigjesh pritshmërive të lexuesve, jo tu besh qëjfin ashtu sic bëjne shpesh shumë gazeta, por në kuptimin që tu jepen një sërë informacionesh dhe analizash” u shpreh zoti Anselmi.

“Informacioni është një e mirë kolektive që duhet menaxhuar në të mirë të të gjithëve” vazhdoi më tej drejtori i ANSA-s duke theksuar se gazetarët janë qentë ruajtës të demokracisë.

Zoti Ansalmi foli edhe për aspektin zbavitës të mediave duke thënë se gazetarët duhet të jenë të vëmendshëm të mos fshehur ngjarjen në aspektin zbavitës, cka do të shndërrohej në një mënyrë të keqe për të dhënë informacionin.

“Gazeta nuk duhet të jetë e mërzitshme, duhet të jetë edhe zbavitje dhe këtu duhet të jemi të vëmendshëm, sepse është e lehtë të luash duke fshehur ngjarjen në aspektin zbavitës” u shpreh zoti Anselmi.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›