Lesi: Ligj, që mediat të mbijetojnë
TIRANë- Nikoll Lesi ish botues, ka folur në këtë forum se si themeloi ai të parën gazetë të pavarur në fillim të viteve 90´. Sipas tij në kohën kur lindi “Koha Jonë”, nuk kishte gazetarë profesionistë por idealistë e shumë kurajozë njëherazi.
“Ka qënë një kohë shumë e egër, një pjesë shumë e madhe e atyre gazetarëve drejtojnë mediat më të rëndësishme në vend. Sot jam pjesë e pushtetit për të parë nga afër se si funksionon nga brenda pushteti pasi më parë e kam parë nga jashtë si gazetar” – deklaroi Lesi
Lesi ka deklaruar ndër të tjera se duhet hartuar një strategji, apo ligj për mediat e shkruara, pasi ato rrezikojnë të falimentojnë. Këto deklarata i bëri duke u nisur nga shembulli i tij, ndërsa theksoi se mediat aktualisht janë kthyer në shërbëtore të interesave të pronarëve të tyre.
“Mund t´ju them që mediat nuk janë si të kohës time, dikur ishin kurajozë, sot një pjesë jo e vogël e medias është kthyer në shërbëtorë të pronarëve të tyre dhe i shërbejnë interesave të tyre, këtu nis edhe deformimi i medias së lirë. I shita të gjitha se nuk mund të mbijetoja në tregun e medias shqiptare. Të ndërtohet një ligj për mediat e shkruara, të hartohet një strategji për median e shkruar se ndryshe do vdesim”
“Shteti duhet të ndërhyjë që gazetat të shkojnë në cdo cep të Shqipërisë, pra në 60 pëerqind te vendit nuk shkojnë gazetat, duke e bërë të vështirë mbijetesën e medias” – deklaroi Lesi.
(m.a/BalkanWeb)