Aksident tragjik në Itali, autobusi bie në humnerë, 38 viktima (FOTO)
Itali- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në Avelino të Italisë, përgjatë autostradës Napoli-Bari, ku kanë humbur jetën së paku 38 persona, për shkak se një autobus ka rënë në humnerë.
Sipas mediave italiane në autobus udhëtonin rreth 49 persona, mes tyre edhe shumë fëmijë, ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë jashtë të mbijetuarit. Ngjarja u shënua rreth orës 20:30, ndërsa deri më tani nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i aksidentit. Sipas deshmitarëve të pranishëm autobusi para rënies në humerë ka pasur probleme me frenat dhe më pas ai është rrëzuar në një lartësi prej më shumë se 30 metra.
Të pranishmit thanë për mediat se ai fillimisht është përplasur me disa automjete, më pas me parmakët mbrojtës të rrugës dhe ka përfunduar në humnerë. Mes të vdekurve ka qenë edhe shoferi, ndërsa dyshohet se autobusi kthehej pas një pelegrinazhi. Një burim i ka thënë AFP-së, se numri i viktimave ende nuk është i konfirmuar sepse vijohet të nxirren trupa të pajetë nga automjeti.
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 7