Itali, autobusi bie nga 25 metra lartësi, të paktën 38 persona humbën jetën
ITALI - Të paktën 38 persona kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin ata po udhëtonin ra nga rreth 25 metra lartësi. Aksidenti i rëndë automobilistik ndodhi rreth orës 20:30 të së dielës në Avelino, në autostradën Napoli-Bari.
Mediat italiane raportojnë se në autobus udhëtonin 47 persona dhe mes tyre gjendeshin shumë fëmijë. Shumë zjarrfikës e shumë ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje për ti ardhur në ndihmë personave të aksidentuar.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa një dëshmitar u shpreh se autobusi pati probleme me frenimin kur mbërriti në zonë në të cilët automjetet para tij kishin ngadalësuar. Më pas autobusi u përplas me disa nga automjete para sa të godiste parmakët e rrugës të cilët nuk arritën ta mbanin, duke rënë nga një lartësi rreth 25 metra, mbi një shkëmb.
Grupet e shpëtimit nxorën nga rrënojat e autobusit edhe 9 personat e mbijetuar të cilët të gjithë ndodhen në gjendje kritike për jetën.
(a.k/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendi i ngjarjes