Televizori dhe kompjuteri në dhomën e gjumit të fëmijëve dëmtojnë kujtesën
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se televizorët dhe kompjuterat duhet të ndalohen nga dhomat e gjumit të fëmijëve. Sipas tyre, këto pajisje elektronike mund të prishin gjumin, duke çuar në probleme të kujtesës dhe nota më të ulëta në shkollë.
Ata shtuan se gjumi mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm për periudhën para-adoleshencës, fëmijët të cilët janë gati duke shkuar në pubertet.
Studiuesit finlandezë studiuan 353 fëmijë të moshës 10-11 rreth përdorimit të televizorit dhe kompjuterit dhe zakoneve e tyre në lidhje me të fjeturit dhe i pyetën ata përsëri 18 muaj më vonë.
Sa më shumë një fëmijë luante në kompjuter ose shikonte televizorin, më vonë ata shkonin në shtrat. Ata gjithashtu flinin më pak në netët shkollore. Kërkuesit e Universitetit të Helsinkit thanë se ndryshimet hormonale që mund të sjellë drita e ekraneve gjithashtu mund të jetë një faktor ndikues gjithashtu.