E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Kinë, vdesin 36 persona

Të dy automjetet morën zjarr pas goditjes për shkak të lëndës djegëse, në Janan në provincën Shanxi në autostradën Baotou-Maoming, që përshkon Kinën nga veriu në jug dhe që lidh provincën jugore Guangdong me Mongolinë.

Policia kishte njoftuar fillimisht për 28 viktima, por vetëm tre nga 39 pasagjerët e autobusit kishin mbijetuar, të cilët u shtruan në spital.

Rrugët e Kinës konsiderohen nga më të rrezikshmet në botë. Rreth 200 persona humbin jetën çdo ditë nga aksidentet automobilistike.

Siguria rrugore është një problem serioz në Kinë. Sipas agjencisë kineze të lajmeve “Xinhua”, për shkak të cilësisë së dobët të rrugëve çdo vitë regjistrohen ngjarje të rënda, që u marrin jetën mesatarisht 70 mijë personave në vit dhe shkaktojnë rreth 300 mijë lëndime të rënda./Start/

                                                                                             2012-08-26 13:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›