E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarreve

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një zjarr i fuqishëm ka përfshirë edhe masivin pyjor afër fshatit Bardhoc, rreth 13 kilometra  larg qytetit të Kukësit.

 Ndonëse po punohet  pa ndërprerje nga komuniteti  dhe punonjësit e  ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor, vatrat e zjarit sa vjen e po zgjerohen.

“Vështirësia më e madhe është vënia nën kontroll e vatrave të zjarrit që vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit,  siç janë vatrat e zjarrit  në zonën e  Arrnit, qafë Kombit  dhe Zapodit, ku pritet që të ketë ndërhyrje edhe nga ajri”, tha përgjegjësi i Zyrës së Emergjencës Civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.

Sipas tij, vështirësia më e madhe është në zonën e Arrnit, jo vetëm për shkak të largësisë, por edhe të vatrës mjaft të zgjaruar të zjarrit. Pritet që ndërhyrja e parë nga ajri të realizohet për shuarjen e kësaj vatre zjarri.

Ndërkohë, në rrethin e Tropojës vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në  bjeshkët e Cukalit, në Geghysen dhe Kojë. Gjithsesi, këto vatra zjarri, me ndërhyrjen e komunitetit është bërë e mundur  të vihen nën kontroll dhe të izolohen, ndërsa puna vazhdon për shuarjen e plotë të tyre./Start/

                                                                                             2012-08-26 12:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›