E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshjet në Pakistan, vdesin 6 civilë

Një zyrtar i qeverisë pakistaneze, Ikbal Khan, tha se 12 njerëz u plagosën ditën e shtunë në rajonin fisnor Khyber, i cili konsiderohet si një bastion i rebelëve islamikë.

Gjithashtu ai njoftoi se të vdekurit dhe të plagosurit ishin transportuar në një spital aty pranë.

Një tjetër zyrtarë i sigurisë tha se militantët ishin në shënjestër të civilëve për t’i ndëshkuar ata për mbështetjen që i dhanë ushtrisë në operacionet e fundit kundër kryengritësve.

Zyrtari foli në kushte anonimiteti, pasi ai nuk ishte i autorizuar për të informuar mediat mbi këtë ngjarje të rëndë.

Shpesh herë militantët hedhin mortaja zjarri për të goditur forcat e sigurisë, por shumë herë këto mortaja “endacake” përfundojnë duke goditur shtëpitë dhe shkaktuar mjaft viktima në radhët e popullsisë civile.

Forcat pakistaneze të sigurisa kanë nisur operacione kundër militantëve në rajonin Khyber, por siç raportohet nga mediat ndërkombëtare dhuna vazhdon ende./Start.E.G/

                                                                                             2012-08-26 14:42
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›