Aksident tragjik në Lushnjë, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident automobilistik me pasojë dy të vdekur dhe dy të plagosur është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Karbunarë të Lushnjes, ku një automjet me targa AA 310 EN ka përplasur dy motoçikleta në të cilat udhëtonin 4 persona, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Tomor Nezha dhe Fatmir Daja dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë, identitetët e të cilëve nuk dihen ende.
Ndërkaq mësohet se automjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa dy personat e plagosur janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq policia e Lushnjës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e drejtuesit të automjetit, që shkaktoi aksidentin.