Vrasja e trefishtë, bashkëshorti s’tërheq gruan nga morgu

Ngjarja ndodhi në fshatin Podgoria të Korçës, ku mbeti e vdekur shtetasja Eliverta Çoçka, 35-vjeçe, nënë e dy fëmijëve, si dhe Floridan Bollguri, 38-vjeç, me të cilin gruaja kishte një lidhje jashtë martesore.
Vrasja e tyre është kryer nga shtetasi Viktori Rovani, 52-vjeç, banues po në këtë fshat, i cili pas ngjarja ka telefonuar policinë dhe më pas ka vrarë veten.
"Jam Viktor Rrovani, hajdeni në Podgorie, kam vrarë 2 persona. Kam vrarë të dashurën time, Ela Çoçka dhe dashnorin e saj, Floridon Bollguri, me të cilin më tradhtonte. I kam vrarë të dy, ndaj duhet të vini në vendin e ngjarjes", kjo është deklarata që ka bërë burri në polici. Por kur në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit, ata kanë gjetur të vdekur edhe atë disa metra larg automjetit tip Benz.
Ngjarja e rëndë ndodhi brenda automjetit tip taksi. Policia sekuestroi një armë zjarri tip Automatik, model 56, i cili është sekuestruar. Policia ka gjetur brenda në mjet 30 gëzhoja automatiku, çka tregon se autori i ka qëlluar me breshëri viktimat. /Start/
2012-10-01 12:12