E Shtunë, 31 Tetor 2026

MM: Shitja e armëve është e ligjshme

"Akuzat e Partisë Socialiste janë shpifje dhe trillime dhe dëshmojnë se PS është akoma me orën e Enver Hoxhës. Qeveria shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes i qëndron bindjes së patundur se rritja e mirëbesimit ndërmjet vendeve të rajonit është rruga e vetme e stabilitetit dhe e sigurisë", tha sekretari i Përgjitshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri.

Ai po ashtu dënoi atë që e cilësoi "nxjerrje e dokumenteve të klasifikuar", që sipas tij përbën "vepër kriminale" dhe për të cilën "MM do i drejtohet organeve të drejtësisë". Zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes tha se "shpifjet dhe trillimet për veprimtarinë tregtare të MM nga pengmarrësit e integrimit synojnë prishjen e imazhit të FA-së dhe reformave më të thella në këto dekada. /Start/

                                                                                             2012-10-01 12:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›