Aksidenti ne ashensor dy te akuzuar

TIRAN- Dy persona u moren ne ndjekje penale nga komisariati i Policise nr.1 nje dite pas incidentit ne nje pallat ne rrugen e Elbasanit ku mbeti e plagosur nje gjimnaziste 17-vjecare. Lajmi u be i ditur per Shekullin nga burime te komisariatit te Policise nr.1 te cilet thane se dy punonjes te cilet mendohet se jane pergjegjes per mirembajtjen e ambienteve te pallatit ku ndodhi aksidenti u moren ne ndjekje penale nga Policia e kryeqytetit.
Sipas tyre i akuzuar ne kete rast eshte pergjegjesi i mirembajtjes se pallatit si dhe nje person tjeter funksioni i te cilit nuk u be i ditur nga policia. Ajo gjithashtu nuk beri te ditur emrat por tha se personat akuzohen per shperdorim detyre me pasoje plagosjen e nje personi. Faktin e mungeses se mirembajtjes e pohuan per Shekullin edhe disa banore te pallatit te cilet nuk donin te identifikoheshin.
Sipas tyre ata i kishin kerkuar here pas here administratorit te pallatit dhe personave te tjere pergjegjes qe te mbyllnin nje dere qe ndodhej prane ashensorit e cila duket se eshte kthyer ne dere emergjence ndersa mendohet se ishte projektuar si ashensor i dyte per shkallen e pallatit. Iu kemi kerkuar here pas here punonjesve qe merren me kete pune qe te mbyllin dyert e hapura prane ashensorit pasi mund te kishte rrezik per ne banoret dhe femijet tane. Na jane pergjigjur se nuk ka problem dhe se nuk ndodh asgje- tregon nje vajze e cila banon aty.
Nderkaq policia tha se keta persona nuk kane kryer detyrat e tyre qe kane te bejne me mirembajtjen fizike te objektit ku ata ishin punesuar duke shkaktuar plagosjen e adoleshentes 17-vjecare Elma Vogli nga Tirana. Incidenti ndodhi mbremjen e te shtunes ne rrugen e Elbasanit ne nje pallat qe ndodhet prane Fakultetit Ekonomik ne kryeqytet kur Vogli kthehej nga nje vizite qe kishte kryer tek nje shoqe e saj qe banonte aty. Kur gjimnazistja doli shtepia dhe iu drejtua ashensorit ajo sipas banoreve por edhe sipas policise ngaterroi deren e ashensorit duke hapur nje dere tjeter qe ishte ngjitur me ashensorin.
Kjo hapesire sipas banoreve duhet te kete qene projektuar per ashensor por mund ti jete ndryshuar destinacioni me vone. Adoleshentja ra ne gropen e ashensorit qe shkonte nga kati i trete ne katin minus dy. Pavaresisht se ra nga nje lartesi e tille vajza arriti te shpetonte duke marre demtime por qe nuk i rrezikonin jeten.
Nderhyrja e policise dhe e banoreve beri qe vajza te nxirrej me nje litar nga vendi ku kishte rene. Me pas ajo u dergua ne Spitalin Ushtarak ku pas ndihmes se pare te dhene nga mjeket ajo kaloi rrezikun qe i kanosej fillimisht.