E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRIDE: Kriza shqiptare, dështim i BE

FRIDE, think tank-spanjoll ne nje raport per politiken e BE ne rajonin e Ballkanit e ka cilësuar Shqipërinë si te paqëndrueshme, duke fajësuar per ketë edhe unionin: “Ne Shqipëri, BE ka dështuar ne lehtësimin e gjetjes se një zgjidhje për ngërçin politik qe ka filluar qe ne qershorin e vitit 2009. Deklaratat publike dhe përpjekjet për te bindur palët ne negociata direkte kane qene me premtuese ne muajt e fundit, por Be nuk ka marre një rol aktiv ne procesin e arritjes se një kompromisi. BE duhet të sigurojë se Bosnja, Shqipëria e Maqedonia të marrin burimet e mjaftueshme dhe mbështetjen e duhur politike për të zgjidhur krizat politike përkatëse. BE duhet të kuptojë se thjesht një ristrukturim institucional nuk është i mjaftueshëm dhe se dështimi për të siguruar një angazhim të plotë të palëve vendase dhe ndërkombëtare do destabilizojë procesin e anëtarësimit në BE”. Raporti i studiueses Sofia Sebastian kritikon politiken e be ne raport me Ballkanin duke nënvizuar se Lindja e Mesme po tërheq me se shumti vëmendjen e diplomateve europiane. Ndërsa ka renditur disa arritje te BE gjate kësaj periudhe qe kane te bëjnë kryesisht me Serbinë dhe Kroacinë, raporti i publikuar nga FRIDE, tregon edhe vendet ku unioni ka dështuar: “Ndërsa këto zhvillime kane prodhuar atë qe komisioneri Stefan Fule e ka përshkruar si momenti i zgjerimit, situate ne Bosnje, Kosove, Shqipëri dhe Maqedoni është shume e paqëndrueshme. Ka shqetësime se me përpjekjet e BE drejtuar Lindjes se Mesme, Ballkani mund te mos marre vëmendjen e duhur”. Nuk është hera e pare qe FRIDE ve ne fokus zhvillimet politike ne Shqipëri, pasi një vit me pare botoi një raport ku kritikohej zhvillimi demokracisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›