Aksident tragjik në Sukth, dy të vdekur një i plagosur
DURRES – Një aksident i rëndë automobilistik në aksin Tiranë-Durrës, i mori jetën 2 të rinjve. Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit në afërsi të Sukthit, në kryqëzimin e fshatit Koxhas.
Sipas policisë, makina me targa Kavaje 95 20 A, me të cilën udhëtonin 3 të rinj, doli nga rruga dhe ra në një kanal. Mësohet se viktimat janë 21-vjeçari Roland Pakja dhe 19-vjeçarja rumune Nikolet Pudonin, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit, 19-vjeçari Elisidio Hasani.
Sipas informacioneve të para të policisë, dyshohet se drejtuesi i mjetit Elisidio Hasani ka humbur kontrollin, për shkak të shpejtësisë së madhe. Ndërkohë dyshohet se i riu kishte konsumuar edhe alkool.
Makina e aksidentuar u konstatua rreth 2 orë pas ngjarjes nga udhëtarë të tjerë të cilët lajmëruan menjëherë policinë.
(er.nu/BalkanWeb)