Liga Arabe -OKB-së: Dërgoni paqeruajtës në Siri
KAJRO - Liga Arabe ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara që të dërgojnë paqeruajtës në Siri për të ndaluar gjakderdhjen 11 mujore.
Në takimin në Kajro, ministrat e Ligës Arabe i kanë dhënë mbështetje opozitës që po kërkon rrëzimin e presidentit Bashar al Assad dhe kërkuan unitet nga opozita siriane.
Ministrat po ashtu hoqën dorë nga misioni monitorues i Ligës Arabe. Siria e ka quajtur veprimin e Ligës Arabe “akt armiqësor që ka në shënjestër sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë.”
Më herët, Tunizia njoftoi se më 24 shkurt do të mbajë takimin e grupit të kontaktit “Miqtë e Sirisë”, ku përfshihen shtetet arabe dhe të tjera. Lideri i Al Kaeda-s Ajman al-Zavahri u ka kërkuar sirianëve që të mos mbështeten në qeveritë arabe dhe perëndimore.
Ndërkohë ‘Kryqi i Kuq Sirian’ ka shpërndarë ushqim në qytetin e rrethuar të Homsit, ku edhe gjatë së dielës është raportuar për luftime sporadike.
(er.nu/news24/BalkanWeb)