“Shkarkimi i Spahiut”, miratohet sot raporti
TIRANE - Komisioni hetimor Parlamentar për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, pritet të sot raportin që do t’i dërgohet Parlamentit.
Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni, kreu demokrat i tij, Enkelejd Alibeaj deklaroi ndërkohë se në këtë raport do t’i rekomandohet Prokurorisë së Përgjithshme dhe nisja e një procesi penal ndaj Spahiut, i cili ditën e premte dha dorëheqjen nga funksionet e tij në KLD.
“Në bazë të nenit 284 të Kodit të Procedurës Penale do paraqes kallëzim penal për zyrtarin shtetëror Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD për shkak se ka shpërdoruar detyrën duke mos sjellë pranë komisionit hetimor shkresa të cilat janë kërkuar, duke mos respektuar urdhërimin ligjor të nenit 17 të ligjit të komisioneve hetimore”, paralajmëroi ai.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)