E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariu rrëfen: 17-vjeçarin e vrava se po me vidhte bagëtitë

TIRANE-E vrava grabitësin që më erdhi në stan dhe e mbulova në një nga mjediset e tij me kashtë, në mënyrë që të mos gjendej.

Ashtu i mbuluar, ai ka qëndruar 24 orë, gjersa u gjet!". Kështu ka pohuar në polici ditën e djeshme të fundit 69 vjeçari Brahim Gjolena, i akuzuar për vrasjen e 17-vjeçarit Florenc Dervishi. Një ditë pas ceremonisë së varrimit të 17 vjeçarit në fshatin e tij të lindjes, në Bubullimë të Lushnjes, burime të rezervuara shtojnë se, të nesërmen i akuzuari për vrasje do ta merrte trupin e viktimës dhe do ta fshihte diku, larg vendit të ngjarjes. Por hetimet e policisë dhe shoqërimi i Gjolenës, nuk lanë kohë për një mundësi.

Ndërkohë, policia ka mundur të zbardhë detajet e vrasjes. "Në orët e vona të natës, 17vjeçari Dervishi, që ishte i punësuar tek Gjolena në ruajtje e mirëmbajtje të bagëtive, ka shkuar në stan për të grabitur. Pasi ka hapur derën e bagëtive e ka nisur të nxjerrë jashtë disa prej tyre. Në këtë moment, grabitësi është përballur me pronarin e armatosur. 69vjeçari Gjolena ka qëlluar dy herë me çifte, një herë në ajër dhe të dytën në shpatullat e 17-vjeçarit. Adoleshenti ka mbetur i vdekur në vend. Më pas, në orët e vona të natës, Gjolena e ka mbuluar viktimën me kashtë në një nga mjediset e stanit. Denoncimi i familjarëve për mungesën e djalit në shtëpi, çoi në nisjen e kërkimeve nga ana jonë. Pas kontrollit në vendin e ngjarjes, u gjet viktima dhe u dërgua në morg për ekspertizën mjeko-ligjore. Në këto kushte, u bë arrestimi i 69-vjeçarit Brahim Gjolena",- shtojnë burimet e policisë.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›