Basha në Katar, nënshkruan marrëveshje binjakëzimi mes Tiranës e Dohas

12-02-2012 / Gazeta 55
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë vizitës që po zhvillon në Katar, ka mundur që në sajë të projektit të zhvillimit të Tiranës të nëshkrojë një marrëveshje binjakëzimi mes Tiranës e Dohas.
Në qendër të vizitës së kryebashkiakut Basha në Katar janë diskutimet për projektet e zhvillimit të Tiranës.
Gjatë vizitës së tij, kryebashkiaku Basha zhvilloi takime me drejtues të Ministrisë së Punës dhe të pushtetit lokal të Katarit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka diskutuar cështje të nënshkrimit të një marrëveshje punësimi me zyrtarët e Dohas, me qëllim punësimin e qytetarëve shqiptarë në këtë vend.