E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident tragjik në Sukth, vdesin dy të rinj

Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin e fshatin Koxhas, në afërsi të Sukthit.

Policia bëri me dije paraprakisht se një automjet me targa të Kavajës, ku udhëtonin tre të rinj, ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në një kanal. Për pasojë, kanë gjetur vdekjen shtetasit Roland Pakja, 21-vjeç, Nikolet Pudonin, 19-vjeçe nga Rumania, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Elisidio Hasani, 19-vjeç, drejtues i mjetit.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe, ku drejtuesi ka humbur kontrollit, teksa të rinjtë kishin edhe konsumuar edhe pije alkoolike.

Makina e aksidentuar u konstatua rreth 2 orë pas ngjarjes nga udhëtarë të tjerë të cilët lajmëruan menjëherë policinë./Start/

                                                                                             2012-02-13 08:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›