E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacionet antidrogë në Tiranë, policia jep detaje

Ashtu sikurse iu kemi informuar, operacioni i koduar “Depërtimi”, ka përfunduar me arrestimin në flagrancë të shtetasve Fiqiri Kasa, 24-vjeç, Bledar Danaj, 38 -jeç, banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës policie pranë Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, si dhe Arti Karoli, 31-vjeç, banues në Gjirokastër.

Këta shtetas u kapën në flagrancë përgjatë momenteve të transportimit me dy automjete të lëndës narkotike kanabis sativa, dhe më konkretisht u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të lëndës, në një parking pranë një Qendre Tregtare në Tiranë. Gjatë shtrirjes në kohë të hetimit, u dokumentua tërësisht implikimi i tyre si dhe u bë shpallja në kërkim edhe të dy shtetasve të tjerë, bashkëpunëtor të tyre.

Lënda narkotike, vinte nga fshati i Lazaratit me destinacion më pas shitjen e saj për tregun e brendshëm në zona e vende të ndryshme në kryeqytet.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike e llojit kanabis sativa 150 kg, dy automjete të tipit Audi dhe Benz Avangard, një armë zjarri e llojit TT në posedim të punonjësit të policisë. Aktualisht nga strukturat e hetimit të krimit po punojnë intensivisht për të zbardhur dhe goditur në kohë këtë linjë trafikimi e tregtimi të lëndës narkotike. /Start/

                                                                                             2012-02-13 08:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›