Himara, jep shenja jete njëra prej studenteve në Austri
Tiranë- Njëra prej studenteve të plagosura në tragjedinë e Himarës dhe që po trajtohet në Austri është shumë pranë zgjimit. Sipas mjekëve shqiptarë gjendja shëndetësore e Florije Pecit është normalizuar dhe po jep shenja jete. Kanë kaluar më shumë se dy javë nga transferimi i tyre dhe ka ardhur një lajm i mirë pas humbjes së jetës të 13 shoqeve të tyre.
Përmirësime ka patur edhe për Eriselda Guberen, por trajtimet mjekësore për të do të vazhdojnë edhe disa ditë në mënyrë që dhe ajo të kthehet në jetën normale.
Frakturat e rënda kanë bërë që edhe dy student të plagosur disi më lehtë të vazhdojnë të qëndrojnë në Spitalin Ushtarak, ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa pritet që në fundjavë të dalin nga spitali.
Ngjarja tragjike ndodhi në Himarë ku një autobus me student të universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan ra në humnerë dhe për pasojë gjetën vdekjen 13 persona, mes të cilëve 11 studente, shoferi i autobusit dhe i fejuari i njërës prej të mbijetuarave. Gjithashtu u plagosën dhe 26 studente të tjera të cilat, përvecc dy studenteve në Austri, gëzojnë shëndet të plotë.