E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Gjyqësori po favorizon korrupsionin

SHBA- Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ka deklaruar se gjyqësori po bëhet pengesë për luftën kundër korrupsionit, dhe në të njëjtën kohë po e favorizon atë.

Në një intervisë për Zërin e Amerikës, shefja e organit të akuzës ka thënë se janë ngritur me dhjetra akuza për korrupsion, por gjyqësori nuk vepron për marrjen e masave ndaj këtyre personave.

Ne kemi tentuar të fokusojmë vëmendjen tonë edhe në nivele të larta. Kemi guxuar dhe kemi ngritur akuza ndaj zyrtarëve të lartë duke dashur të japim mesazh që fenomene të tilla nuk do tolerohen, janë ngritur akuza edhe në nivele të ulëta. Nuk më pëlqen të bëj kreun e institucionit që hedh fajin në institucione të tjera. Gjyqësori na ka ulur agresivitetin ndaj korrupsionit ose rezultatet që duam të vjelin, kemi ngritur akuza dhe nuk kemi marrë produktin final me vendim ndëshkimi, kjo është situatë reale- tha ajo.

Për të konkretizuar medimin e saj Rama u shpreh se janë depozituar në gjykatë padi ndaj tre zyrtarëve për shpërdorim detyre dhe korrupsion, akuza këto të rrëzuara nga trupi gjykues. Më tej kryeprokurorja nuk ka shmangur edhe egzistencën e korrupsionit në Prokurori, i cili sipas saj po punohet të luftohet.

Pyetjes mbi hetimet e 21 Janarit ajo u shpreh se u bë një punë e mjaftueshme, pasi u arrit të indetifikoheshin autorët e vrasjes së tre protestuesve, dhe kjo sipas saj është mundësuar në sajë të bashkëpunimit me ekspertët e SHBA- së. Gjithashtu ajo ka thënë se po vazhdojnë hetimet edhe mbi organizatorët e protestës.

K.T/ IDEA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›